Me mbi 21 vite përvojë, përkushtim dhe përmirësime të vazhdueshme
Aluplast shpk

Kush jemi?
Aluplast shpk Partneri juaj për guarnicione cilësore
“Aluplast shpk është një nga kompanitë e para private të krijuara në Shqipëri pas ndryshimeve ekonomike dhe lejimit të sektorit privat. E themeluar në vitin 1996, kompania ka mbi 21 vite eksperiencë, përkushtim dhe zhvillim të vazhdueshëm, duke ofruar produkte cilësore që konkurojnë në tregun shqiptar dhe rajonal.
Sot, Aluplast shpk ofron një gamë të plotë guarnicionesh të standardizuara, të cilat përdoren gjerësisht në prodhimin e dyerve dhe dritareve prej alumini dhe druri. Gjithashtu, kompania prodhon guarnicione me porosi për ndërtues dhe prodhues që kanë nevojë për zgjidhje specifike dhe prodhime në sasi të mëdha.
E vendosur në zonën industriale të Fierit, një pikë strategjike lidhëse me qytetet kryesore të Shqipërisë, Aluplast shpk ka sjellë inovacion në treg duke qenë e para e këtij lloji në vend. Pasioni dhe serioziteti në punë janë ato që e dallojnë kompaninë dhe produktet e saj.

Fokusi kryesor i Aluplast shpk është prodhimi dhe tregtimi i guarnicioneve për dritare dhe dyer prej alumini dhe plastike. Me kalimin e viteve, kompania është specializuar edhe në prodhimin e guarnicioneve për drurin, qepenat, veshjet e karrigeve dhe tendat e diellit, duke zgjeruar vazhdimisht gamën e produkteve. Testimet e vazhdueshme dhe përmirësimet teknologjike kanë mundësuar krijimin e produkteve me karakteristika të shkëlqyera fizike, si elasticiteti dhe fortësia, të përshtatura për çdo lloj përdorimi.”
Zgjidhje të personalizuara për çdo nevojë
Gomina & Guarnicione me porosi
Gomina e guarnicione speciale për porosi të mëdha
Fol me specialistët tanë
Kontakto për më shumë për produkte tona
Material i përzgjedhur
Seleksionim i materialeve për tu përshtatur me përdorimin e dhënë maksimumin



