Historia Jonë
Aluplast shpk është ndër kompanitë e para të krijuara pas ndryshimit të sistemit dhe lejimin e kompanive private në shqipëri.
E themeluar që në vitin 1996 Aluplast shpk është sot me plot 21-vjet eksperiencë, përkushtim dhe përmirësime të vazhdueshme, duke sjellë për tregun shqiptar dhe rajonal produkte që konkurojnë me cilësi.
Sot Aluplast shpk ka një gamën e plotë të produkteve guarnicione të stadartizuara dhe përdorura gjerësisht në tregun shqiptar e rajonal të prodhimit të duraleve e drurit në dyer, dritare, etj, si dhe prodhon me porosi për ndërtues e prodhues që kërkojnë prodhim në sasi të një guarnicioni të veçante.
Na ndiqni në Facebook
Aftësitë tona

Aluplast shpk është themeluar dhe vendosur në zonën industriale të qytetit të fierit, një nyje lidhëse më të gjitha qytetet e shqipërisë.
Me kapacitetet e saj inxhinierike Aluplast shpk vendosi të prodhojë në shqipëri produkte inovative, duke themeluar ndërmarjen aluplast shpk e para e këtij lloji në territorin e shqipërisë.
Ajo që dallon të gjitha produktet tona është pasioni dhe serioziteti që vendosim çdo ditë për këtë punë.
Ndërmarja merret kryesisht me prodhimin dhe me tregtinë e guarnicioneve për dritare dhe dyer alumini e plastike.
Me kalimin e kohës ndermarja është specializuar gjithnjë e më shumë dhe ne fushën e guarnicioneve të tjera si për drurin, qepenin ,veshje karrigesh dhe tenda dielli duke zgjeruar kështu gamën e produkteve që prodhon dhe tregton.
Testimet e vazhdueshme të produkteve, na kanë mundësuar të prodhojmë produkte me karakteristikat më të mira fizike, (elasticiteti, fortësia etj..) për llojin përdorimit që do të kenë.